Proteza Totale e Shpatullave

  • Ballina
  • Proteza Totale e Shpatullave
Proteza e shpatullës; është një metodë trajtimi që aplikohet për të lehtësuar dhimbjen dhe për të rivendosur kalueshmërinë e kyçeve te pacientët me dhimbje të forta dhe kufizime të lëvizjes për shkak të artrozës, domethënë konsumimit të kërcit në nyjen e shpatullave. Kjo metodë përmirëson ndjeshëm cilësinë e jetës së individëve që vuajnë nga dhimbjet e shpatullave për shkak të artrozës. Qëllimi i operacionit të protezës total të shpatullave është që ta mundësojë pacientit të rifitojë funksionet e shpatullave dhe të lehtësojë dhimbjen. Aplikimi i protezës së shpatullës është metoda më efektive dhe më e besueshme për t'u zgjedhur, veçanërisht në rastet kur dhimbja e pacientit intensifikohet, ndërpret gjumin e tyre të natës dhe parandalon rutinën e përditshme.
 

Operacioni Total i Protezës së Shpatullës

Operacioni i protezës së shpatullës është një ndër operacionet më të rëndësishme në fushën e ortopedisë. Për këtë arsye operacionet duhet të kryhen nga ekspertë të fushës në salla operimi që plotëson kushtet e sterilizimit. Operacioni i protezës së shpatullës zgjatë afërsishtë 2 orë dhe pacientit aplikohet anestezia e përgjithshme. Gjatë aplikimit të protezës së shpatullës hiqen indet e kërcit të dëmtuar në shpatull dhe në vend të tyre vendosen implante protetike të bëra nga metale të veçanta.
Çështja më e rëndësishme që duhet marrë parasysh kur vendoset për këtë operacion është dhimbja e pacientit. Operacioni i protezës total të shpatullës mund të vendoset nëse dhimbja është shumë e fortë dhe vështirë për t'u kontrolluar dhe lëvizjet e shpatullave të pacientit janë shumë të kufizuara. Përveç kësaj, gjatë vendosjes për këtë operacionit është me rëndësi të mirret parasyshë mosha e pacientit. Nuk rekomandohet aplikimi i protezës së shpatullës në moshë të hershme, në përjashtim të situatave të detyrueshme. Megjithatë, proteza e shpatullës mund të aplikohet në moshë të hershme nëse dhimbja e pacientit është shumë e fortë dhe është një rast me artrozë të avancuar.

Prof. Dr. Ömer Faruk BILGEN

Specialist i Ortopedisë dhe Travmatologjisë