Struktura jonë fizike dhe teknologji moderne; është një nga elementët më të rëndësishëm që na mundëson të arrijmë përsosmëri në të gjitha shërbimet që ofrojmë. Për këtë arsye duke e ndjekur zhvillimet në teknologji ne po përmisojmë vazhdimisht infrastrukturën tonë me teknologjitë më të përditësuara në mënyrë që ta rrisim efiçencën, cilësinë dhe efiçencën e shërbimeve tona. Me infrastrukturën tonë të avancuar teknologjike dhe fuqinë punëtore eksperte, ofrojmë shërbime sipas standardeve ndërkombëtare që respektojnë rregullat etike, që janë të besueshme, respektojnë të drejtat e pacientëve, respektojnë sigurinë e punonjësve dhe pacientëve dhe kontribuojnë në përmirësimin dhe qëndrueshmërinë e cilësisë përmes shkencës dhe studimeve akademike. Të gjitha procedurat radiologjike diagnostike dhe inervenuese i kryejmë me aparaturat më të avancuara radiologjike të teknologjisë së lartë. Të gjithë laboratorët tanë janë të pajisur me pajisje moderne dhe analizat e kryera për procesin e diagnostikimit në laboratorin tonë përfundojnë sa më shpejtë që është e mundur nën mbikëqyrjen e qendrave ndërkombëtare të kontrollit të cilësisë të pranuara në pajisjet e rinovuara me ndjekjen e vazhdueshme të botës së Shkencës dhe të Teknologjisë. Në Spitalin Nilüfer (Nilyfer) Medicabil, i cili është ndërtuar duke pasur parasysh ergonominë spitalore ofrojmë shërbim në 7 kate, me 3 blloqe dhe me një hapësirë të brendshme prej 27,500 metra katrorë. Ndërsa Spitali ynë Yıldırım (Yëlldërëm) Medicabil ka një sipërfaqe prej 5500 metrash katrorë. Në ofrimin e shërbimeve ambulatore në Spitalin Medicabil, pacientëve lejohen të zgjedhin dhe ose ta ndryshojnë mjekët e tyre. Ne vazhdojmë të rritemi duke shtuar gjëra të reja dhe duke përmisuar vazhdimisht zonat tona të ofrimit të shërbimeve. Në faqen tonë të internetit mund të gjeni informacione të detajuar në lidhje me zonat tona të shërbimit.
Të gjitha të dhënat tona për pacientët tanë e mbajmë me përputhje me rregullat etike të konfidencialitetit të informacionit me automatizimin e "Sistemit të Menaxhimit të Informacionit Spitalor" (HBYS) dhe "PACS" (Picture archiving and communication system). Me HBYS, të gjitha procedurat e regjistrimit që do të kryhen gjatë periudhës së trajtimit të pacientëve tanë kryhen sa më shpejt që të jetë e mundur, duke siguruar që ekipi ynë i ekspertëve të kujdesit shëndetësor të ndajnë kohë cilësore për kujdesin ndaj pacientit. Në dhomat tona, të cilat janë të përgatitura me teknologji të avancuar, gjithçka është menduar për trajtim mjekësor dhe për nevoja të përditshme, që pacinetët tanë të ndihen rehat dhe të sigurt janë të dizajnuara në mënyrë të bollshme dhe të thjeshtë.
Poashtu për shoqëruesit tanë ekziston edhe një zonë e veçantë pushimi. Në dhomat tanë ekziston çdo gjë që nevojitet për komoditetin e të gjithë pacientëve. Sallat tona të operacionit janë të strukturuara sipas standardeve ndërkombëtare me një qasje shërbimi të orientuar nga pacienti, ku dy nga sallat e operacionit janë të pajisura për transplantim organesh. Mjekët sa herë që ndjejnë nevojë kanë mundësinë të aksesojnë në të gjitha dosjet mjekësore (radiologji, laborator, ekzaminim, etj.) të pacientit. Po ashtu kemi sistemin që në organizime shkencore na mundëson të bëjmë videokonferencë midis sallave tona të operacionit dhe sallës sonë të konferencave. Njësia qendrore e sterilizimit është e pozicionuar në përputhje me rregullat shkencore dhe është e pajisur me pajisjet e nevojshme.
Kujdesi intensiv i brendshëm, kujdesi inensiv kirurgjik dhe njësitë të kujdesit intensiv për të posalindur janë të pajisur me kriteret e kujdesit intensiv. Njësitë tona intensive të cilët janë të pajisura me pajisje moderne përmes sistemit monitorues qëndëror mundëson mjekun që të ketë mundësi të vëzhgojë dhe të monitoroj çdo pacientë nga distanca. Për të garantuar vazhdimësi dhe siguri i gjithë sistemi ynë sigurohet me një furnizim të pandërprerë të energjisë elektrike.