Çka Është Diabeti?

Diabeti është një sëmundje e përjetshme që zhvillohet kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose insulina e prodhuar nuk mund të përdoret në mënyrë efektive, kjo rezullton me sheqer të lartë në gjak dhe zgjat për gjithë jetën.


Simptomat

 

  • Tharja e gojës,
  • Urinim i shpeshtë
  • Ndjenja e urisë,
  • Dobësi dhe lodhje,
  • Shikim i mjegulluar,
  • Mpirje në duar dhe këmbë,
  • Shërimi i vonuar i plagëve,
  • Infeksione mykotike kokëfortë.  


Në raste të tilla kur pas 8 orë urie sheqeri në gjakë është 126 dhe kurdo sheqeri i matur në stomakun e plotë është 200 ose mbi atëhere duhet konsultuar me mjekun.


Trajtimi

 

  • Ndryshimi i stilit të jetesës,
  • Sigurimi i kontrollit të peshës,
  • Planifikimi dhe zbatimi i ushtrimeve të përshtatshme për individin (të paktën 30 minuta ecje),
  • Konusmimi i ushqimeve të shëndetshëm,
  • Përdorimi oral i barnave diabetike dhe injeksioneve të insulinës luan një rol aktiv në trajtimin e sëmundjes.  

 

Faktorët e Rrezikut

 

  • Personat që kanë diabet tek të afërmit e ngushtë,
  • Personat që kanë mbipeshë dhe janë mbi moshën 40 vjeç
  • Personat që nuk janë në lëvizje 
  • Personat që diabeti është zhvilluar gjatë shtatzënisë,
  • Personat me diagnozë të sëmundjeve si hipertensioni dhe arteriet koronare duhen patjetër të bëjnë kontrollin e diabetit.  


Mbajtja e diabetit nën kontroll është në dorën tënde! Humbni peshë dhe rregullisht bëni stërvitje. Kujdesuni që të konsumoni ushqime të shëndetshëme. Trajtimin vazhdoni në shoqërim të një mjeku specialist dhe dietolog.  

Dr. Davut DEMIRKIRAN

Specialist i Mjekësisë Interne (Sëmundjeve të Brendshme)