Trajtimi i Kifozës

Çka Është Kifoza?


Në shtyllën kurrizore normale të njeriut, disa shkallë të kifozës në shpinë torakale; ka një shkallë të lordozës në shpinë cervikale dhe lumbale. Kifoza përkufizohet si rritja e lakimit të përparmë të shtyllës kurrizore që shihet në rrafshin sagittal (pamja anësore e shtyllës kurrizore); lordoza është një rritje e lakimit prapa në rrafshin sagittal (pamja anësore e shtyllës kurrizore). Kur lakimi i përparmë bëhet i tepruar, quhet hiperkifozë. Duhet të theksohet se kjo ndryshon nga skolioza, e cila është lakimi i shtyllës kurrizore përgjatë planit anteroposterior. Faktorët që shkaktojnë lakim mund të konsiderohen si kolaps ose deformim i një ose më shumë trupave vertebral, çrregullim i diskut ndërvertebral ose disa deformime të lindura të shtyllës kurrizore. Ecuria natyrale e kifozës nuk dihet plotësisht; megjithatë, është më e zakonshme tek femrat sesa tek meshkujt dhe sasia e lakimit në shpinë torakale rritet pas moshës 40 vjeçare. Ndërsa kifoza zakonisht zhvillohet në shpinë torakale (shpina), është e mundur të zhvillohet kifoza në shpinë cervikale (qafë) ose shpinë lumbale (shpina e poshtme).
4 lloje kryesore të kifozës që shihen përgjithësisht tek individët; kifoza posturale, kifoza tek të moshuarit, sëmundja e Scheuermann dhe deformimet kongjenitale.


Kifoza Posturale

Zakonisht fillon të shfaqet tek adoleshentët, në krahasim me meshkujt femrat janë më të prekura. Qëndrimi i përkulur rrit lakimin. Kjo, nga ana tjetër, shtrin muskujt ekstensorë të shpinës dhe ligamentet e pasme të shtyllës kurrizore, duke i dobësuar kështu muskujt me kalimin e kohës. Në kifozën posturale, pacienti zakonisht ka struktura vertebrale normale dhe zakonisht është beninje.


Kifoza Tek të Moshuarit

Mund të kontribuojë në dëmtimin e integritetit të muskujve dhe qëndrimin e dobët. Kjo mund të shkaktojë një ngarkesë të shtuar të stresit në shtyllën kurrizore torakolumbare me kalimin e kohës, kështu që mund të ndodhin fraktura të ngjeshjes osteoporotike.

 

Sëmundja e Scheuermann

është një deformim strukturor i shtyllës kurrizore torakale/torakolumbare që zakonisht ndodh para pubertetit. Mineralizimi dhe kockëzimi i papërputhshëm (kockëzim) i pllakës fundore vertebrale gjatë rritjes dhe zhvillimit mund të shkaktojë gërvishtje të përparme të vertebrës.  


Kifoza Kongjenitale

Zakonisht shfaqet tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël si rezultat i një keqformimi të shtyllës kurrizore gjatë qëndrimit në mitër. Ndryshe nga format e tjera të kifozës, kjo formë zakonisht kërkon kirurgji (në një moshë të re) për të riorganizuar shtyllën kurrizore dhe për të parandaluar përparimin e deformimit. Nga ana tjetër, ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në zhvillimin e sëmundjes, si plakja, ushqyerja, traumat në shtyllën kurrizore, osteoporoza, rrëshqitja e diskut dhe degjenerimet, sindromat, çrregullimet neuromuskulare, infeksionet dhe sëmundjet malinje në shtyllën kurrizore.


Cilat Janë Simptomat e Kifozës?

Tek pacientat që shfaqen simptoma të lehta nuk kërkojnë trajnim ndërsa në rastet që shfaqen simptomat të rënda kërkojnë kirurgji. Varësisht nga shkaku i kifozës, përfshijnë një ose më shumë simptoma (shenjat) si në vijim: Në një pamje të përkulur theksohet më shumë, zakonisht nga ana e majt kur pacienti përkulet përpara. Dhimbje të forta dhe të lehta të shpinës Shkurtimi i gjatësisë Vështirësi për të qëndruar drejt në këmbë Ndjenja e lodhjes Dhimbje shpine  



Si Bëhet Trajtimi i Kofozës?

Procesi i trajtimit të kifozës zakonisht fillon në mënyrë konservative dhe ndërhyrja kirurgjikale kërkohet nëse simptomat e pacientit nuk përmirësohen me trajtimin konservativ (trajtimet jokirurgjikale) ose nëse lakimi është shumë i rëndë. Metoda konservativ; bëhet nga vëzhgimi, terapia fizike dhe përdorimi i barnave inflamatore jo-steroide (NSAID). Trajtimi konservatif mundësohet për personat me kifoz nër shkallës 60. Duhet të aplikohet terapi fizike për të balancuar grupet e muskujve anterior-posterior të shpinës. Kjo do të zvogëlojë presionin në shtyllën kurrizore, do të zvogëlojë shqtësimin dhe do të ndihmojë në përmirësimin e qëndrimit. Në përgjithësi, trajtimet jokirurgjikale mund të jenë efektive te njerëzit me kifozë posturale. Gjithashtu ne rekomandojmë ushtrime shtrënguese dhe terapi fizike të planifikuar për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjes së shpinës dhe lodhjes në kifozën posturale. Megjithatë, këto metoda trajtimi mund të mos rregullojnë plotësisht kifozën. Në kifozë mbi 50 gradë, krahas terapisë fizike mund të përdoret korse plastike. Në disa raste korse plastike mund të jetë efektive. Numëri i pacientëve që përfitojnë me përdorimin e korses plastike me më pak se 15 orë në ditë është i lartë. Efekt korigjues e korses plastike shihet tek pacientët në rritje ndërsa tek pacientët të rritur nuk shihet një efekt të tillë.

"Në disa raste mund të kërkohet ndërhyrje kirurgjike."

Rastet të tilla janë:
kur dhimbja nuk përmisohet me trajtimin konservativ, kur lakimi vazhdon të përparojë, kur për shkak të lakimit formohet ngjeshje të nervit dhe të palcës kurrizore, shfaqje e një pamjeje jo të bukur dhe shfaqja e gjetjeve të mushkërive dhe të zemrës. Këto gjetje mund të shihen kur këndi kifotik është 75 gradë ose më shumë. Ndonjëherë, kifoza mund të ndodhë edhe si rezultat i frakturave traumatike që prishin integritetin e shtyllës kurrizore, ose frakturave spontane osteoporotike (për shkak të resorbimit të kockave) ose kolapsit tek individët e moshuar. Në këtë rast, së pari është metoda konservatore; Tek pacientët shumë të moshuar, metodat e mbyllura kirurgjikale janë në rend të parë. Nga ana tjetër, sëmundja Scheuermann është një tjetër shkaktar i kifozës, që mund të haset tek të rinjtë dhe fazat e vonshme të fëmijërisë, me origjinë gjenetike, e cila karakterizohet nga kolapsi në pjesët e përparme të rruazave.


Në sëmundjen Scheuermann kur është e nevojshme trajtimi planifikohet konservative dhe kirurgjikale. Sëmundja kongjenitale e kifozës shfaqet gjatë rritjes e cila është formuar si pasoj e deformimeve gjenetike në barkun e nënës. Trajtimi i hershëm i këtij grupi pacientësh është shumë i rëndësishëm. Trajtimi konservativ mund të mos parandalojë deformimet e mundshme dhe rrezikun neurologjik tek këta pacientë. Prandaj duke marr parasysh moshën e pacientit, llojin e deformimit dhe vendndodhjen dhe llojin e anomalive mund të kërkohet nje trajtim i hershëm kirurgjik. Me trajtimin dhe ndjekjen e duhur, shumica e pacientëve me kifozë mund të trajtohen pa kirurgji. Megjithatë, pacientët që nuk trajtohen siç duhet në kohë, është e pashmangshme që të shfaqen çrregullime neurologjike (sistemi nervor), kardiopulmonar (sëmundjet e zemrës dhe mushkërive) dhe pamje jo estetike. Duhet mbajtur parasysh se efektet negative të kifozës së avancuar mund të prekin edhe struktura të tjera kyçe të shtyllës kurrizore (si qafa, nyja e ijeve, nyja e gjurit, kyçi i këmbës).