Dora është një nga organet tona e cila ka një
strukturë komplekse. Në sistemin e kockave skeletore me lëvizshmëri të lartë,
sistemet e muskujve dhe tendinave ofrojnë lëvizjet që ne përdorim në jetën tonë
të përditshme. Në mënyrë që dora të kryejë këto funksione fleksibël dhe të
fuqishme, ekziston një rrjet i shkëlqyer i qarkullimit të gjakut dhe sistemit
nervor. Përveç këtyre, ekzistojnë formacione të tilla si brezat e indit lidhor
(ligamentet), indi nënlëkuror, lëkura dhe thonjtë që ofrojnë mbështetje
strukturore. Deformime dhe disfunksione kongjenitale, mangësi në gishta dhe
duar, ngjitje, teprime, sëmundje reumatizmale, infeksione, tumore, eliminimi i
humbjes së funksionit si pasojë e aksidenteve dhe korrigjimi i frakturave të
shkrira keq ose gabimisht, çrregullime të ndryshme të thonjve etj. janë ndër
fushat me të cilat merret kirurgjia e dorës.
Dora është një organ që shpesh është i ekspozuar
ndaj lëndimeve të ndryshme ose posedon një rrezik të lartë lëndimi. Zona e
dëmtuar duhet të vlerësohet në mënyrë të duhur. Trajtimi i dëmtimit të dorës varet
nga lloji i lëndimit, indet e dëmtuara dhe koha e kaluar. Lëndimet të
shkaktuara nën bërryl, enët, tendinat, nervat ose kockat mund të dëmtohen së
bashku ose në mënyrë individuale. Në ekzaminimin e këtyre pacientëve vlerësohen
përkatësisht gjakderdhja, funksionet e nervit ndijor dhe funksionet e lëvizjes
(nervi motorik dhe tendoni). Në fund të këtij vlerësimi është planifikuar
trajtimi i indeve të dëmtuara. Parimi më i rëndësishëm është që metoda e
aplikuar e trajtimit duhet të rikthejë dorën në funksionet e mëparshme sa më
shumë që të jetë e mundur.
Temat e kirurgjisë së dorës dhe bërrylit
Fraktura të ekstremiteteve të sipërme, dislokime pas
frakturës gjatë aksidenteve në punë dhe në shtëpi tek lëkura, nënlëkura,
muskujt, tendinat (tendini i muskujve), prerje e enëve dhe të nervave.
Frakturat, dislokimet dhe keqbashkimet në bërryl,
parakrah, kockat e kyçit të dorës, metakarpalet (kockat metakarpale të dorës), fraktura,
dislokime dhe thyerrja tek gishtat.
Sëmundjet kongjenitale ose të fituara: Syndaktilia
(ngjitja në gishta), Polidaktilia (teprica në gishta), gishti i këmbëzës,
gishti i çekiçit, shkurtësia dhe mungesa e gishtërinjve, Kontraktura Duputryen
(ngurtësia e membranës në pëllëmbë dhe kufizimi i lëvizjes së gishtit), Tenosinovitis
de quarvein (tendinat e muskujve të shtypur në kyçin e dorës) mbërthimet
nervore në dorë dhe në ekstremitetin e sipërme.
Sindroma e tunelit karpal: është kompresim nervor në
nivelin e kyçit të dorës. Mpirje në majë të gishtave, e karakterizuar nga
dhimbje, djegie dhe ndjesi shpimi gjilpërash që mundëson zgjimin nga gjumi
gjatë natës, veçanërisht tek gratë rreth moshës 50 vjeçe. Kompresimi i nervit
në parakrah dhe bërryl: është ngjeshja e nervave që kalojnë midis indeve për
arsye të ndryshme. Shkakton çrregullim të lëvizjes dhe çrregullim shqisor për
shkak të pasivitetit të muskujve të duarve.
Epikondiliti lateral dhe medial (sëmundja e bërrylit
të tenisit dhe lojtarit të golfit): është shfaqja e ndjeshmërisë dhe dhimbjes
në një zonë të caktuar të bërrylit tek personat që merren me sport ose herë pas
here që bëjnë punë të rënda. Mund të shkaktojë kufizim në lëvizjet e bërrylit.
Qëllimi i trajtimit është shërimi i sëmundjes pa kirurgji. Kirurgjia mund të mendohet
tek pacientët me persistencë afatgjatë.
Sëmundjet reumatizmale: trajtimi medikamentoz,
programe ushtrimesh apo ndërhyrje kirurgjikale aplikohen për të parandaluar
shkatërrimin e indeve nga sëmundjet reumatizmale, të zakonshme në rajonin tonë.
Tumoret e ekstremiteteve të sipërme: tumoret beninje
janë mbizotërues në ekstremitetin e sipërm. Këto janë metodat që përdoren për
biopsi me gjilpërë ose heqjen kirurgjikale të tumoreve për diagnostikim dhe
trajtim.